Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ministrja e Shëndetësisë: Shqipëria ka risk të ulët për koronavirusin, kemi marrë të gjitha masat
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se pavarësisht se deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën me dhjetëra persona, Shqipëria nuk është pjesë e shteteve të rrezikuara. Ajo theksoi se nga autoritetet shqiptare janë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i bërë ballë një situate emergjente.
“Shqipëria për fat të mirë është vend me risk të ulët për koronaviorus. Ne nuk kemi linja direkte me Kinën. Ky është një filtër i parë që pengon marrëdhënien direkte të pasagjerëve psh Tiranë-Pekin. Qeveria shqiptare, ministria, ka marrë masat që në momentet e parë, ne jemi pjesë e OBSH-së. Shqipëria nuk është më një nga ato vendet që një situatë emergjence që e gjen të papërgatitur. Ajo organizohet njësoj si vendet e tjera. Qoftë në burimet njerëzore, sa i takon trajnimeve. Pasi në rastin konkret menjëherë sapo OBSH ka nxjerrë udhëzuesit e vet, ne nxorëm urdhër për të marrë masat dhe për të bërë studime.”, tha Manastirliu në “Real Story” në News 24.