Flash News

KRYESORE

Ministrja Kumbaro refuzon sërish, deputeti i PD i publikon e-mailin: U mbush kupa!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro refuzon sërish të marrë pjesë në Komisionin e Edukimit për Teatrin.

Këtë fakt e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, përmes publikimit të një e-mail shkëmbimi nga përfaqësues të ministrisë dhe të vetë komisionit.

“Ministrja e Kulturës refuzon për të disatën herë ardhjen në Komisionin e Edukimit për Teatrin.

Kumbaro që harton çarçafë panegjerizmi për veten dhe Ramën,

I trembet ballafaqimit me opozitën dhe artistët që do vinin në datën e caktuar.

Panik?

Arrogancë?

Paaftësi?

Të tria bashkë...

Kupa është mbushur!”, shkruan deputeti i PD në një postim në facebook, ndërsa e-mailin e dërguar nga përfaqësuesja e ministrisë, për të konfirmuar mospjesëmarrjen e saj në komision.

 

Të fundit