Ministrja për Çështjet Evropiane: Shqipëria nuk ndahet nga Maqedonia e Veriut

Ministrja për Çështjet Evropiane , Tytti Tuppurainen, deklaroi se në mbledhjen e këshillit të Ministrave të BE-së u vendos që Shqipëria nuk mund ndahet nga Maqedonia e Veriut në vendimin për çeljen e negociatave me BE-në.

“Fatkeqësisht kishte disa vende që ishin hezituese dhe kundër. Pra, kërkohet unanimitet për një vendim. U munduam të gjenim të gjitha mundësitë për të dërguar një mesazh në Ballkan, por kjo nuk ishte e suksesshme. Vlerësuam që ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nuk është e duhur.

E vetmja gjë që mundëm të arrijmë është që KE do t’i kthehet kësaj çështjeje. Besojmë që KE do marrë vendim pozitiv për çështjen e integrimit për të dy vendet”, tha finlandezja.