Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ministrja Shahini tregon planet për vazhdimësinë e procesit mësimor në vitin e ri akademik
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka konfirmuar se mësimi do të rifillojë në datën 14 shtator, të paktën sipas planifikimeve të deritanishme.
Ajo u shpreh se buxheti i Ministrisë së Arsimit do të orientohet drejt rindërtimit të shkollave, ku pritet që ktë vit të fillojnë punimet për rindërtimin ose ndërhyrjen në 38 shkolla.
Ndërkohë Shahini ka thënë se janë ruahtur dy projekte të rëndësishëm dhe të kushtueshëm, ai i librave falas dhe pakti për universitetin.
“Pamë të arsyeshme të mbyllim këtë vit shkollor. Ne kemi një stigmë për mbetësit, mendohet si një dënim për nxënësit të dobët. Hendeku shkon e rritet. Do shohim sesa nxënës kanë menduar ta përsërisin vitin. Ne do shohim si do të vijojë pandemia e do të shohim të përdorim një platformë tjetër që është më e përshtatshme. Matura ka përfunduar, duke nisur nga e hëna do fillojnë të shpërndahen edhe diplomat.
Për nxënësit që do të studiojnë jashtë është me rëndësi të marrin në kohë diplomat.
Kemi arritur të ruajmë dy projekte të kushtueshme, që janë të domosdoshme. Një nga këto është projekti i librave falas, që ka vazhduar për ëkto vite. Tjetri është pakti për universitetin dhe subvencionimi i tarifave për studentët dhe bursat e studentëve. Mbi 90% përfitojnë nga ky pakt.
Viti i ri shkollor fillon në 14 shtator, të paktën sipas planifikimeve që kemi tani. Një pjesë e orëve do bëhet në shkollë dhe një pjesë online. Do të vazhdojë gjithashtu mësimi përmes televizorit. Online, po përgatitet një platformë e re që do lehtësojë krijimin e klasave virtuale”, tha Shahini.