Flash News

KRYESORE

Ministrja Xhaçka rikthen sloganin Ramës: Po qeverisim përtej së majtës dhe së djathtës

Ministrja Xhaçka rikthen sloganin Ramës: Po qeverisim përtej

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vijuar turin e llogaridhëniës publike, ku sot u ndal në qytetin e Burrelit. Gjatë diskutimit me qytetarët matjanë, Xhaçka u shpreh se Partia Socialiste ka ardhur në pushtet për tu shërbyer njësoj të gjithë qytetarëve, majtas apo djathas, duke rikthyer në kujtesë sloganin që përdori Rama në zgjedhjet e përgjithshmë të 2009: ‘Përtej së majtës dhe së djathtës’.

“Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për një qeverisje që sukseset mund t’i mbajë vetë, por ama dështimet nuk ka me kë t’i ndajë dhe përgjegjësia në këtë kuptim është shumë e madhe. Për t’i shërbyer të gjithëve njëlloj majtas apo djathtas, por edhe duke pasur parasysh që si një qeveri ose si një maxhorancë që sot qeveris e vetme, përgjegjësia është shumë e madhe për të justifikuar besimin e madh që na është dhënë dhe për të shpërblyer me punë, me aftësi dhe përgjegjshmëri gjithë këtë besim që kemi marrë nga pjesa dërrmuese e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë”.

Duke evidentuar vlerat historike të zonës së Matit, ministrja Xhaçka tha: “Mati ka një vlerë shumë të posaçme për të gjithë njerëzit që ka prodhuar kjo bashki, edhe për vlerat historike që ka sjellë kjo krahinë si edhe për faktin që dikur një mandat më parë, Mati ka qenë një kala e fituar nga Partia Socialiste. Duke qenë që na keni votuar në një qark që është relativisht i djathtë kjo për ne ka qenë një përgjegjësi shumë e posaçme që, këtu në Mat, në gjithë qarkun e Dibrës në veçanti, vëmendja, kujdesi të jenë më të mëdha”.

Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit të saj, me qytetarët e Burrelit, ministrja e Mbrojtjes shtioi se mazhoranca ka  ardhur në pushtet duke premtuar që gjërat e vjetra të të shërbyerit do t’i shfarrosnim jo përkundrejt parave, jo përkundrejt tarafit, jo përkundrejt militantizmit, por përkundrejt meritës, nevojës, duke respektuar dhe ndihmuar gjithkënd që ka nevojë.

Të fundit