Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ministrja zhvesh kostumin zyrtar, me tuta dhe atlete merr pjesë në eventin e Forcave të Armatosura
Në ditën e vrapimit të Këshillit Ndërkombëtar Ushtarak të Sporteve, Forcat e Armatosura të Shqipërisë iu bashkuan ushtrive të 135 vendeve të tjera në mbarë botën. E pranishme në këtë garë ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ndoqi garën dhe në fund të ceremonisë nderoi me çmime dhe çertifikata fituesit.
Ajo që ra në sy ishte veshja e ministres, e cila u shfaq shumë sportive, si për t’iu përshtatur aktivitetit ku merrte pjesë si spektatore. Xhaçka u shfaq e veshur me një bluzë të kuqe, tuta blu të errët, një palë atlete dhe një xhup të zi, pasi dhe temperaturat ditët e fundit janë ulur ndjeshëm.
“Deri dje në fushën e betejës, sot në atë sportit.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë iu bashkuan ushtrive të 135 vendeve të tjera në mbarë botën në ditën e vrapimit të Këshillit Ndërkombëtar Ushtarak të Sporteve, #CISM.
Të angazhuar që ashtu si kjo garë, e pastër dhe e ndershme, te jetë edhe karriera e djemve dhe vajzave tona në uniformë, e bazuar tërësisht në meritokraci”, shkruan ministrja.