Flash News

KRYESORE

Minxhozi: Djegia e mandateve nga opozita solli pasoja për vendin

Minxhozi: Djegia e mandateve nga opozita solli pasoja për vendin

Analisti Skënder Minxhozi mendon se djegia e mandateve nga opozita dhe largimin nga institucionet solli pasoja për opozitën dhe vendin. Kjo sepse situata u rëndua edhe më shumë.

“Djegia e mandateve dhe është një gjest i fortë, për mendimin tim i keq kalkuluar i opozitës që e nxori gjysmën e politikës shqiptare në rrugë, jashtë institucioneve dhe që vazhdon për inerci të prodhojë një mospjesëmarrje të qëllimtë dhe me kosto të një pjese të spektrit politik në atë që janë faktikisht detyrat e saj primare, të përfaqësojë popullin që e ka votuar. Kosto për të dhe për vendin.

Unë jam i bindur që lënia vetëm e Ramës me atë mërzi të madhe të popullit dhe si të thuash atë gri që ka pllakosur dhe në mandatin e dytë të kësaj shumice unë do të thosha që e rëndoi edhe më tepër situatën. Aq më tepër kur ndodhemi në kushtet e një tërmeti, një ngjarjeje dhe këtu vijmë në fundin e vitit, por natyrisht ka edhe ngjarje të tjera siç ishte anulimi nga Meta i zgjedhjeve lokale, zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Është shumë e rëndësishme kjo ngjarja që po jetojmë”, tha Minxhozi në “real Story” në News 24.

Minxhozi mendon se tërmeti i 26 nëntorit ka ribërë gjithë fabulën politike dhe se do të përcaktojë dhe shumë për vitin e ardhshëm.

Të fundit