Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Minxhozi: Listat duket sikur janë të hapura, imponon partia
Analisti Skënder Minxhozi është shprehur se listat e propozuara nga PS duket sikur janë të hapura, ashtu siç edhe përfaqësuesit e saj kanë deklaruar, por në fakt janë të mbyllura.
Duke diskutuar në emisionin “Real Story” në News24 për ndryshimet kushtetuese, Minxhozi thotë se këto lista nuk janë të hapura duke shpjeguar si ndahen zona e gjelbër me renditjen e partisë, subjektit dhe zona e kuqe që do të zgjidhet nga qytetarët.
“Të thuash që janë 100% të hapura do të thuash një gjë që nuk qëndron. Me këtë lloj drafti të gjithë jemi informuar këto ditë pasi ka dalë ky propozim për ta kuptuar se çfarë ishte dhe kemi marrë dhe mendim nga ekspertë. Të gjithë konvergojnë në një pikë që këto nuk janë lista të hapura, duken sikur janë por fakti që pranohet se ka një zonë të gjelbër dhe një zonë të kuqe që i duhet të bëjë një sfidë titanike kjo nuk shkon.
Kur ti ke 18 vetë të sigurt në Tiranë është teorikisht e pamundur që të sfidosh dhe katet e fundit të kësaj liste ndërkohë që pjesa tjetër është krejtësisht e mbyllur. Të bësh këto lloj listash me këto zona të gjelbra kaq të blinduara, se realisht veç sugjestionim vote, partia që ka bërë listën, mendon këtë renditje, patjetër është imponim. Unë jam i 25-ti dhe ti i 3-i unë duhet të kap ty.
Listat janë të hapura veç për zonën e kuqe. Aty ku ngushtohet gara është e pamundur, Kukës etj. Pyetja 1 milion dollarëshe është ti thua ua hapa 100% listat por ama merrni dhe këtë listën time”, tha Minxhozi.