Flash News

KRYESORE

Miqësia me Erdoganin jep frutet e veta: Ja si konsiderohet Sulltan Murati I

Miqësia e Thaçit dhe Ramës me Presidentin Erdogan po jep frutet e veta edhe në rishikimin e historisë sonë “të përbashkët” tragjike. Në një postim në facebook denoncohet ajo çfarë shkruhet në faqen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës për sulltan Muratin I.  “… kjo Tyrbe u ndërtua nga trashëgimtarët e tretë të frontit osman, Sulltan Murati I, i cili ra DESHMOR, në betejën e parë të Kosovës, që u zhvillua më 8 qershor 1389.” Jo vetëm që është turp, por skandal (ndodhi edhe në 2015, kur hoxha i Prizrenit ne krah të Erdoganit, e vleërsoi Sulltan Muratin hero, dëshmor), sepse të konsiderosh dëshmor një pushtues, si Sulltan Murati i I-rë, që nuk ishte vetëm sundues i shqiptarëve e i trojeve shqiptare e të Ballkanit, por me ardhjen e tij në pushtet, fillon edhe historia e tmerrshme e vrasjeve midis vëllezërve, midis etërve e bijve otomanë. Sulltan Murati i I-rë (1362-1389) të cilin udhëheqësit fetarë e poltikë të Kosovës e përkujtojnë si “dëshmor” e “hero”, kishte vrarë djalin e tij Kuntuz, të cilin fillimisht e kishte verbuar e pastaj i’a kishte hequr kokën me shpatë. Dhe ishte shqiptari Mëhill Nikollë Kopiliq, ai që e vrau atë në Betejën e Kosovës më 1389 dhe sot ta quash dëshmor është tradhti e skandal!

 Duke marrë shkas nga kjo, në një thirrje në facebook, bëhet e ditur se “Në dt. 24 korrik 2017, ne Atdhetaret, Foleja Kombetare e Shqiponjave - gjithe Populli Shqiptar tek te cilet ende ne dejet e tyre vlon gjak i kuq i kristalte shqiptar, do te shkojme ne Prizren te heqim emertimin e Kazermes Ushtarake, Sultan Murat Kislasi Prizren (Kazerma Ushtarake e Sulltan Muratit ne Prizren) dhe me pas do te shkojme ne Kukes te lirojme bustin e Gjergj Kastriotit, i cili u hoq dhe mbahet i burgosur ne depot e "hashashit".

Busti i Gjergj Kastriotit u vendos ne Kukesin e Vjeter, me 28 nentor 1937 dhe do te rikuperurohet me rastin e 80-vjetorit te ketij busti origjinal te realizuar nga skulptori i shquar, Odise Paskali, me 28 nentor 2017 ne Kukes.

Sulltani i Aeroportit te Kukesit i mbeshtetur nga politikansahanlepirsat tane e urrejnë Gjergj Kastriotin, prandaj e hoqen bustin e Heroit Kombetar ne Kukes.”

Të fundit