Flash News

KRYESORE

Miqësore kombëtare, Kosova e Shqipëria përballen në Zvicër

Miqësore kombëtare, Kosova e Shqipëria përballen në

FIFA ka publikuar në faqen zyrtare një artikull rreth përfaqësueses së Kosovës, e cila ka dy vite që është pranuar me të drejta të plota nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.

Në artikull po ashtu konfirmohet se Kosova do të zhvillojë një takim miqësor me Shqipërinë më 29 maj, që pritet të luhet në Zvicër, ndërsa më pas do të ndeshet me Azerbaixhanin më 7 shtator, e tre ditë më pas me Ishujt Faroe.

Takimi pritet më shume interes nga tifozat duke qenë se në përfaqësuesen e Kosovës luajnë disa ish-lojtarë që kanë veshur fanellën e Shqipërisë, ndërsa në ekipin kuqezi ka disa 13 futbollist me origjinë nga Kosova.

Ndërkohë, ndeshja e fundit ‘vëllazërorë’ mes dy vendeve u zhvillua në nëntor të vitit 2015 në Pristhinë dhe përfundoi 2:2.

Lajmi i mësipërm pritet të konfirmohet në ditët në vijim nga dy federatat.

Të fundit