Flash News

KRYESORE

Miqësoret e luksit/ Argjentina mund Italinë, Gjermani-Spanjë ndahen në paqe

Miqësoret e luksit/ Argjentina mund Italinë, Gjermani-Spanjë

Janë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet miqësore mes kombëtareve të futbollit. Argjentina, edhe pse pa Lionel Messin në fushë, mposhti pastër 2-0 Italinë. Për argjentinasit shënuan e Banega e Lanzini, respektivisht në minutat 75 dhe 85.

Ndërkohë takimi mes Gjermanisë dhe Spanjës u mbyll në barazim 1-1. Fillimisht shënoi Valencia Rodrigo në minutën e 6-të, por golit të tij i’u përgjigj Tomas Muller në minutën e 35-të.

Fitore arriti dhe Anglia që mposhti 1-0 Holandën. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Jesse Lingard.

Të fundit