Flash News

KRYESORE

Miqësoret para Botërorit, lojtarët e Tunizisë gjejnë mënyrën për të hapur iftarin gjatë ndeshjes

Miqësoret para Botërorit, lojtarët e Tunizisë gjejnë

Futbollistët tunizianë, gjatë dy ndeshjeve të fundit miqësore përpara Kupës së Botës, kanë gjetur një mënyrë shumë të zgjuar për të hapur iftarin në Muajin e Ramazanit.

Në të dyja miqësoret e kësaj jave, portieri tunizian, Mouez Hassen është rrëzuar në fillimin e pjesës së dytë duke u ankuar për një “dëmtim”, në mënyrë që të lejonte hyrjen e ekipit mjekësor të skuadrës në fushë.

Sipas një gazetari tunizian, ekipi ka punësuar portierin për t’u siguruar që ai të kërkojë trajtim mjekësor gjatë ndeshjeve, pikërisht në momentin kur vjen koha për çeljen e iftarit në fushë.

Kujdesi mjekësor nënkupton që futbollistët e tjerë mund të çelin iftarin duke pirë ujë dhe duke ngrënë diçka, njëlloj sikurse ndodh edhe me vetë portierin.

Hurma dhe çokollata energjike u shpërndahen lojtarëve nga stafi, ndërkohë që mjekët kontrollojnë portierin, të cilit ndërkohë i jepet i njëjti ushqim nga personat që e asistojnë.

Tunizia është në grup me Anglinë në Kupën e Botës, aty ku do të përballen edhe me Belgjikën dhe Panama.

Të fundit