Flash News

KRYESORE

Miqësorja me Norvegjinë, Panuçi lë jashtë mesfushorin e Serisë A

Miqësorja me Norvegjinë, Panuçi lë jashtë mesfushorin

Ndonëse nuk është publikuar ende lista e lojtarëve që do të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, e cila do të luhet me 26 Mars në ‘Elbasan Arena, mësohet se mesfushori Ledian Memushaj nuk ka marrë ftesë nga trajneri Kristian Panuçi për këtë ndeshje.

Në fakt, Memushaj ka qenë një nga lojtarët e preferuar të Panuçit që kur italiani u emërua në krye të ekipit kuqezi, por paraqitjet e tij të dobëta së Serinë A me skuadrën e Beneventos duken se kanë ndikuar në vendimin e teknikut kuqezi.

Sipas informacioneve, pjesë e listës pritet të jenë disa lojtarë të rinjë, si Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç.

Të fundit