Flash News

KRYESORE

Miranda Rira, pas polemikave me Ramën, u rikthehet projekteve për Përrenjasin

Kryetarja e Bashkisë së Përrenajsit, Miranda Rira, që i përket LSI-së, i është rikthyer projekteve për “modernizmin” e qendrës së qytetit. Dy vjet pas marrjes në mandatit, si kryebashiake, Përrenjasi nuk ka asnjë ndryshim, madje është në mjerimin të plotë, i lënë këto 27 vjet rresht, pa asnjë ndërhyrje e pa asnjë ndryshim.

Në një postim në Facebook, Rira ka njoftuar se dje ka nisur puna për qendrën e re të qytetit të Përrenjasit. Ja postimi i saj:

“Miq, ju bëj me dije se këtë të Hënë fillon puna për qendrën e re të qytetit të Prrenjasit. Mu në zemër të qytetit, aty ku sot është fusha e sportit, transformini urban do jetë qartesisht i dukshem dhe mbresëlenës, me hapësira të gjelbra, me vendparkime të reja, me nje mjedis tërësisht ndryshe. Edhe pse u deshën dy vjet që të vinte ky investim, në kuadër te rilindjes urbane, është e rëndësishme që më në fund edhe Prrenjasi do të ketë qendren e tij urbane”.

Ky reagim i kryebashkiakes vjen pas atij të disa ditëve më parë, kur polemizoi me kryeministrin Rama për shkak të akuzave të këtij të fundit ndaj saj, për punësime të familjes dhe gjithë farefisit e rrjetit të miqësisë së saj në Bashkinë e qytetit.

 

Të fundit