Flash News

KRYESORE

Miratimi i anëtarëve për KLP e KLGJ, Manja: Reforma në Drejtësi hyn në rrugën e zbatimit pa kthim!

Miratimi i anëtarëve për KLP e KLGJ, Manja: Reforma në

Në seancën e djeshme parlamentare, u miratua lista më anëtarët për KLGJ e KLP, ndonëse pati debate të shumta. Kjo është hera e tretë që lista kalonte për votim, por në dy seancat e shkuara opozita nuk votoi. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja e ka konsideruar miratimin e listës si një rrugë e re për zbatimin pa kthim të Reformës në Drejtësi.

Reagimi i Ulsi Manjës:

Të dashur miq !

Sot Kuvendi i Shqipërisë sipas formulës kushtetuese miratoi anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për në KLGJ dhe KLP duke përmbyllur me sukses këtë detyrë kushtetuese.

Tashmë kompozimi i plotë kushtetues i KLGj dhe KLP me 11 anëtarë është në pritje të zgjedhjes edhe të 6 anëtarëve gjyqtarë dhe prokurorë nga trupat respektive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH pas kalimit me sukses të vettingut.

Reforma në Drejtësi nga sot hyn në rrugën e zbatimit pa kthim dhe fatmirësisht politika nuk ka më asnjë mjet në dorë për ta penguar.

Krenar dhe i privilegjuar që jam pjesë e grupit parlamentar të PS në epokën e kësaj reforme të madhe siç është Reforma në Drejtësi !

 

Të fundit