Flash News

KRYESORE

Miratimi i paketës “anti-KÇK”, 12 organizata dalin kundër vendimit të qeverisë

Miratimi i paketës “anti-KÇK”, 12 organizata dalin

Miratimi i paketës "Anti-KÇK", që u krye sot ka sjellë edhe reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që e ka cilësuar këtë projektligj si cënues të parimeve kushtetuese.

Në faqen zyrtare në Facebook, Komiteti Shqiptar i Helsinkit liston 12 organizatat që dalin kundër vendimit të qeverisë, përfshirë KSHH të cilat janë:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ; Instituti për Studime Politike (ISP) ; Birn Albania ; Instituti Shqiptar i Shkencës ; Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) ; Instituti i Kërkimeve Urbane ; Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar ; Qendra Altri ; Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ; Qendra për Nisma Ligjore Qytetare ; Civil Rights Defenders ; INAC

Këto organizata pretendojnë se diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithë përfshirje dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Organizatat japin me detaje nenet dhe pikat, ku kjo paketë ligjesh bie ndesh edhe me të drejtat e njeriut.

Reagimi në FB

Të fundit