Flash News

KRYESORE

Miratimi i reformës zgjedhore, Spiropali: Me kë opozitë duhet të bashkëpunojë PS

Miratimi i reformës zgjedhore, Spiropali: Me kë opozitë duhet

Ministria për Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet se mazhoranca preferon të bashkëpunojë me të dy opozitat për Reformën Zgjedhore, qoftë atë parlamentare, qoftë atë jashtë parlamentit.

“Ne duam që një reformë më të gjerë zgjedhore me të gjithë aktorët këtu, përfshirë opozitën jashtëparlamentare. Nuk mendojmë se mund t’i bëjmë të gjitha vetë”, tha Spiropali, duke mohuar se socialistët kanë patur presion nga jashtë për të përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare në këtë proces.

Pasi e konsideroi një hap pozitiv përpara pjesëmarrjen e PD dhe LSI në tryezën e thirrur nga OSBE, Spiropali tregoi edhe synimin e mazhorancës për t’i ndarë në dy pjesë diskutimet dhe marrëveshjet për reformën zgjedhore.

“Shpresoj që paketën për reformën zgjedhore ta ndajmë në dy pjesë, siç përcaktohet edhe nga deklaratat e CDU/CSU. Të bëjmë çfarë mund të bëjmë për rekomandimet për OSBE dhe këtë mund ta bëjmë me opozitën parlamentare. Për pjesën e dytë, çka nënkupton diskutime mbi sistemin, ndryshimin e sistemit apo çështje të tjera, ide, ëndrra, etj, zgjidhje patjetër që ne kemi nevojë për tryezë të gjerë siç ishte edhe tryeza e OSBE”, theksoi ministrja.

Elisa Spiropali shtoi se opozita jashtëparlamentare nuk mund t’i vendosë kushte mazhorancës për dialogun, ndërsa për kryeopozitarin Lulzim Basha, tha se është në vështirësi.

Të fundit