KRYESORE

Miratohen ndryshimet në ligj, SPAK mund të kryejë përgjime në Shqipëri

Miratohen ndryshimet në ligj, SPAK mund të kryejë përgjime

Këtë të martë, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin për përgjimet elektronike.

Aktualisht përgjimet në vend mund t’i kryejë vetëm Prokuroria, megjithatë me krijimin e Prokurorisë së Posaçme dhe amendimin e ligjit, kompetencat i kalojnë edhe Prokurorisë së Posaçme e sidomos strukturës së saj antikorrupsion, të ashtuquajturës SPAK.

Ligji në fjalë i jep mundësi Prokurorisë së Posaçme që të bëjë përgjimin e celularëve për hetimin e çështjeve të korrupsionit.

Ky projekti është konsultuar me specialistë të huaj që kanë asistuar reformën në drejtësi.Ligji pritet të shkojë për mendim edhe në Komsionin e sigurisë kombëtare dhe më pas në seancën parlamentare për votim.

Ditari politik

Të fundit