Flash News

KRYESORE

Miratohen ndryshimet në Qeveri, publikohen votat që morën ministrat e Bashës

Miratohen ndryshimet në Qeveri, publikohen votat që morën

Seanca e sotme nisi me debate mes PD-­së dhe PS­-së. PD kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, mirëpo menjëherë i është pergjigjur Ruçi i cili tha se seanca duhet të nis me vetingun aty ku ishte.

Pas kësaj kreu i Kuvendit, Ilir Meta shkëmbeu edhe batuta: “Mirë vazhdojme pra me rendin se edhe konfirmimin e morëm nga Berisha që PD ështeëdakord. Atë e kam une”, tha Meta. Pas miratimit të procesverbalit seanca ka vijuar me votimet e dekreteve të shkarkimeve dhe emërimve të ministrave të qeverisë.

VOTIMET Zv/kryeministër Ledina Mandia – 119 Pro; 3 Kundër; 1 Abstenim

Ministër i Brendshëm Dritan Demiraj – 107 Pro; 4 Kundër; 7 Abstenim

Ministër i Financave Helga Vukaj ­116 pro, 2 kundër, 3 abstenime

Ministër Drejtësie Gazmend Bardhi – 106 pro, 3 kundër, 5 abstenim

Ministër i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino ­111 pro, 3 kundër, 3 abstenime

 Ministër i Shëndetësisë Arben Beqiri – 118 Pro; 3 Kundër; 4 Abstenim

Ministër i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha – 18 pro, 3 kundër, 2 abstenime

Të fundit