Flash News

KRYESORE

Miratohet "ligji i skllavërisë" në Hungari, vijojnë protestat

Miratohet "ligji i skllavërisë" në Hungari,

Presidenti i Hungarisë, Janos Ader ka nënshkruar ligjin e punës, kundër të cilit janë organizuar protesta masive, duke  u pagëzuar edhe si “ligji i skllavërisë” nga sindikatat dhe punëtorët.

Ligji shton në 400 numrin e orëve të punës jashtë orarit që punëdhënësit do të jenë në gjendje t’iu kërkojnë punonjësve çdo vit, duke iu dhënë edhe mundësinë për t’i paguajnë ato pas 3 vjetësh.

Një protestë tjetër nga sindikatat dhe punëtorët është planifikuar sot në Budapest.

Të fundit