Flash News

KRYESORE

Miratohet me 16 vota pro projektligji për amnistinë fiskale, kundër vetëm një deputet

Miratohet me 16 vota pro projektligji për amnistinë fiskale,

Është miratuar me 16 vota pro, një kundër e një abstenim drafti për amnistinë fiskale.

Deputeti Adriatik Alimadhi ka votuar kundër, ndërsa abstenim ishte Korab Lita.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se mbi të gjitha ‘kërkohet që lufta kundër evazionit të jetë fiks dhe për këtë duhen edhe sisteme’.

"Është e rëndësishme të theksohet se cfarë do të ndodhë paralelisht. Mbi të gjitha kërkohet që lufta kundër evazionit të jetë fiks dhe për këtë duhen edhe sisteme. Fokusi janë edhe disa ligje që duam ti miratojmë në shtator. I pari ka të bëjë me llogaritë bankare dhe e dyta me krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues".

Relatori i çështjes nga Alket Hyseni tha se ligji përjashton dhënien e informacioneve në institucionet përkatëse.

"Nuk ka asnjë pengesë që ligji për amnistinë fiskale për t'u miratuar në parim. Ata që përfitojnë janë subjektet e miratuar në aktin normativ. Garancitë për deklarim vullnetar janë shumë të rëndësishme. Detyrimet tatimore do të konsiderohen të paguara. Përjashtohet dhënia e informacioneve në institucionet përkatëse. Përjashtim nga përndjekja penale dhe procedim penal. Afati i amnistisë fiskale është vetëm 12 muaj. Ne duhet të kemi parasysh që nga ky ligj përjashtohen zyrtarët, por nuk janë llogaritur familjarët e tyre. Kjo mund të sjellë pikëpyetje", tha Hyseni.

Të fundit