Flash News

KRYESORE

Miratohet ndryshimi i procedurës, shtyhet me 30 ditë dorëzimi i dokumenteve për kredinë e butë

Miratohet ndryshimi i procedurës, shtyhet me 30 ditë dorëzimi i

Ka ndryshuar proceduar për përfitimin e kredisë së butë duke e shtyrë deri në 30 ditë dorëzimin e dokumenteve të nevojshme.

Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për të shtyrë gjer në fund të gushtit afatin që familjet të cilat e kanë pasur të pamundur të mbledhin dokumentacionin ta bëjnë atë dhe të kenë një shans të ri për të përfituar kredi të butë.

Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes dhe familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Adminsitrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të.

Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social.

Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit.

Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Të fundit