Flash News

KRYESORE

Miratohet në parlament paketa anti-shpifje

Miratohet në  parlament paketa anti-shpifje

Parlamenti shqiptar miratoi në seancën e mbasdites së sotme ligjin e shumë debatueshëm për median, ose paketën anti-shpifje.

Tetëdhjetëedy deputetë të shumicës votuan pro, 14 kundër dhe 6 abstenuan.

Po ashtu, deputetët votuan edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në bazë të të cilit, vendimet e bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Gjithashtu pasditen e sotme u votua edhe Buxheti i Shtetit për vitin 2020 me 90 vota pro dhe 9 kundër.

Gjithashtu në seancën e sotme, u miratua ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me 97 vota pro dhe 3 kundër.

Arben Ahmetaj miratohet me 97 vota pro në detyrën e Ministrit për Rindërtimin.

Të fundit