Flash News

KRYESORE

Miratohet vendimi, Shqipëria ndalon importin e makinave të prodhuara para vitit 2008

Miratohet vendimi, Shqipëria ndalon importin e makinave të prodhuara

Është miratuar sot vendimi për ndalimin e importit të automjeteve mbi 10 vjet nga viti i prodhimit.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë afat deri në  1 mars 2019 për kryerjen e procedurave të nevojshme të regjistrimit.

Sipas vendimit, lejohen të regjistrohen për qarkullim në Shqipëri, mjetet motorike dhe automjetet si më poshtë:

- Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Europian;

- Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Europian;

- Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Të fundit