Flash News

KRYESORE

Mirdita nderon viktimat e Qaf-Valmirit, meshë përkujtimore në nderim të tyre

68 vjet më parë, më  17 gushti i 1949, në Qaf-Valmir në Mirditë, diktatura komuniste vari në litar e pushkatoi 14 bijtë më të mirë të saj, burgosi afro 500 burra e internoi mbi 300 familje. Masakër e vërtetë, gjenocid e tragjedi e ngjashme me holokauset hitleriane e staliniste. Preteksi qe i thjeshtë: Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”. për të nderuar viktimat e për të kujtuar këtë ditë të zezë, janë bërë homazhe dhe nderime, si dhe është zhvilluar nëj meshë në kujtim të tyre, sot në Mirditë.  Martiret e Qaf-Valmirit kanë mbledhur së bashku antikomunistë, përfaëqsues të pushteti lokal. Merrte pjesë edhe deputetja Albina Deda dhe e kryetari i Shoqates së të përndjekurve politikë z.Nebil Çika, si dhe drejtues të PD-së dhe familjarë të martirëve. Të pranishmit nderuan viktimat dhe kujtuan edhe një herë në këtë ceremoni idealin dhe pafajësinë e tyre, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga masakrat më të pashembullta të regjimit komunsit në Mirditën e terrorizuar nga komunistët.  

Të fundit