Flash News

KRYESORE

“Mirë t’i bëhet”, Flori Mumajesi u përgjigjet atyre që u gëzuan për sëmundjen

“Mirë t’i bëhet”, Flori Mumajesi u përgjigjet

Pak ditë më parë, Flori Mumajesi bëri me dije se është sëmurë dhe për një kohë të papërcaktuar do të ndërpresë koncertet. Projekti i tij më i fundit në bashkëpunim me djemtë e “ThreeDots” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe VEVO e ka renditur në listën e këngëve latine. Por Flori sot ka postuar një reagim për të gjithë fansat e tij që e kanë mbështetur por edhe për ata që i janë gëzuar sëmundjes së tij. “Faleminderit të gjithë atyre që më kanë shkruar për shëndetin tim këto ditë, por dhe atyre që nuk mundën…Ndërsa atyre që iu bë qej apo që bënin komente të tipit “Mirë t’i bëhet” ju them se sot më ndodhi mua, nesër mund t’ju ndodhë ju. Nuk mund të gëzoheni me fatkeqësinë e dikujt. Lutem për ju, Zoti ju pastroftë shpirtin dhe të kuptoni se është më bukur të duash se sa të urresh. Nga nesër me djemtë do t’i rikthehemi koncerteve.” Më në fund gjendja e Florit është stabilizuar!

Të fundit