Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro inspekton punimet në Teatrin e Operas dhe luan rolin e Erion Veliajt në baletin "Lali Land"  

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka inspektuar sot punimet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Siç njofton zyra e shtypit të MK "ka qenë vet Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka inspektuar punimet që po kryhen aktualisht në njërin prej institucioneve më të rëndësishme të artit në vend." Duke theksuar se Kumbaro ka qenë 'vetë', dhe jo dikush tjetër.

Ajo që bie në sy në fotot e ministres së Kulturës është futja në një rol që zakonisht ajo nuk e luan. Atë të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Ministrja mbi skica, duke dëgjuar me vëmendje punëtorët, me shikim të përhumbur mbi hekura e zhavorr, janë skena që jemi mësuar t'i shohim të përsëritura në filmin me metrazh të shkurtër, që luhet çdo ditë, të kryebashkiakut.

Zj. Kumbaro, mirësevjen në Teatrin 'Lali Land'.

 

Të fundit