Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro lë Ministrinë e Kulturës, në vend të saj këshilltarja e Ramës

Mes ministrave të larguar u rendit nga kryeministri Edi Rama edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Rama e njoftoi largimin e saj në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ashtu si edhe emrin e ri që e pason.

Rama tha se ministrja e re e Kulturës do të jetë Elva Margariti, aktualisht këshilltare e kryeministrit.

“Janë të panumërta monumentet e shpëtuara nga ministrja, edhe pse asnjëherë nuk janë mjaft, teatrot që janë ndërtuar apo që janë në ndërtim. Elva Margariti, do të jetë ministrja e re e Kulturës, aktualisht këshilltare në kryeministri dhe koordinatore kombëtare e projektit të 100 fshatrave me eksperiencë në fushën e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore”, tha Rama.

Foto: Elva Margariti

Të fundit