Flash News

KRYESORE

Mirela Kumbaro për katër deputetët e LSI në Kuvend: Përfaqësojnë ‘opozitën e re’

Deputetja e PS-së Mirela Kumbaro për “Abc News” ka folur për betimin e 4 deputetëve të rinj në Kuvend, si dhe i ka bërë thirrje opozitës për dialog ose sipas saj lind mundësia për krijimin e opozitës së re.

Pyetur se si mund të dilet nga ky ngërç politik, ajo u shpreh se ndoshta është mundësia të krijohet një grup i ri politik, nga kandidatët që po shkojnë në KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

“Ndoshta një histori e re po lind dhe mund të themi se çdo grupim i ri politik ka të drejtë të jetë në Kuvend. Për të gjithë ka pasur një fillim dhe një seleksionim. Ne kemi detyrë se kur krijohen vakanca në Parlament, lista vijon me kandidatët e tjerë”, nënvizoi Kumbaro që u ndal edhe te katër deputetët e rinjë të LSI-së që ishin sot pjesë e Kuvendit.

“Të ndajmë një gjë se po thoni se opozita nuk ka pranuar mandate dhe ka refuzuar mandate. Mandati është individual dhe nuk ka mandat politik. Mandatin ta japin zgjedhësit e qarkut. Individët nuk e japin dhe marrin mandatin në emër të partisë. Kanë të drejtën se në moment që krijohet vakanca në Kuvend kanë të drejtë të marrin mandatin e radhës. Nuk është hera e parë që krijohen vakanca dhe vijnë kandidatë nga lista e partisë përkatëse. E kemi treguar në këto 6 vite  se kjo forcë politike është në qeverisje dhe kemi bërë të gjitha hapat për të qenë në komunikim me opozitës. Ne të parët jemi të interesuar për të pasur një opozitë. Opozita është adrenalinë dhe është një goditje”, përfundoi Kumbari.

Të fundit