Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Koloreto Cukali
Dje ishte dita e parë e diktaturës. Dje, ishte një ditë e bukur me diell. Për ata që mund të mos e mbajnë mend, në diktaturën e para ’90-s kishte gjithashtu ditë të bukura me diell. Kishte dhe pikniqe, dhe njerëz që shëtisnin të qeshur me kalamajtë.
Dje, mund të ketë qenë për disa një ditë e zakonshme, me postime gazmore në FB, me meme, shakara, e ndoshta dhe për të kthyer një gotë verë.
Por dje ishte dhe dita e parë e diktaturës. Ata që e menduan dhe e besojnë se ishte ditë e zakonshme, nuk e dinë ose nuk dëshirojnë ta dinë që diktaturat nuk vijnë brenda një dite të vetme. Diktaturat instalohen nga pak ditë pas dite, madje edhe Hitleri erdhi në pushtet me votë. Por pak nga pak, ditë pas dite, ai që erdhi në pushtet me votë fillon e mendon që pushteti është e drejtë e përjetshme, herën e dytë i fabrikon votat, bëhet i pasur bashkë me klanin e vet sepse votat duhen blerë, pastaj bën ligje për t’u mbyllur gojën mediave kritike, pastaj mbyll ca media, ndërkohë që fuqizon makinerinë e propagandës për të krijuar iluzionin e lirisë e të demokracisë, pastaj shtie në dorë, intimidon ose paralizon gjyqësorin, pastaj fillon e bën ligje anti-kushtetuese që grabisin pronën ose kufizojnë liritë bazë të njeriut, derisa shkel dhe ligjet që ka bërë vetë sepse, siç thoshte Mbreti Diell, “ligji jam unë”. Dhe në fund fare, nëse pas tërë këtyre ka akoma qytetarë që guxojnë të kërkojnë shtet ligjor, tregon grushtin dhe tregon forcën e vet në mënyrë të shproporcionuar për të mbjellë frikë.
Dje, pavarësisht se shumë njerëz mund të mos e kenë kuptuar akoma, ishte dita e parë e diktaturës.
Ajo që ndodhi nuk ka lidhje me Teatrin si ndërtesë, por me faktin që në këtë shtet ligji nuk mbron dot asgjë e askënd, që “ligji” është vullneti i më të fortit dhe më i forti sulmoi 20 artistë e profesorë me FNSH e me RENEA, me automatikë e gaz lotësjellës.
Dje ishte 21 janari i Edi Ramës. Vetëm se në vend të 4 njerëzve, vrau ndërtesa. Pas 2 Teatrove e ka rradhën Teatri i Kukullave, Galeria e Arteve dhe Muzeu.
Mbreti Diell dhe satelitët
Diktaturat nuk bëhen dot nga një njeri i vetëm. Diktaturat kanë dhe një kope me oborrtarë, gazetarë, artistë, analistë e specialistë që i japin jo vetëm “një dorë”, por edhe një fytyrë justifikimit të asaj që po ndodh në emër “të progresit”. Edhe Gëbelsi ishte amator i madh i filmit, vazhdimisht i shoqëruar me yjet e kinemasë së Rajhut, një pjesë shumë të talentuar. Gëbelsi ishte dhe mjeshtër për t’i përdorur ato yje për propagandën e vet naziste, një mjeshtëri që ua trashëgoi brezave.
Çdo diktaturë, ka nevojë për fytyra, këmbë e krahë për të përmirësuar imazhin e vet dhe për të çuar përpara propagandën e vet.
Të shembësh Teatrin, sipas fjalëve të z.Rama në vitin 2010 kur ishte në opozitë është talebanizëm, sepse, e citoj, “nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohe qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm”. Besoj, ka dashur të bëjë paralelizëm me shembjen 2 statuajve të Budës nga Talibanët para nja 20 e kusur vitesh, njësoj si 2 Teatrot që u shembën sot. Edhe talebanët kanë pasur argumentet e veta për shembjen, shoqëruar dhe nga kori i mbështetësve.
Që të shembje Teatrin duhej të kishe ca barbarizëm brenda vetes, apo duke cituar z. Rama, dhe shumë talebanizëm.
Me shumë të drejtë, z. Rama kërkoi që këtë barbarizëm ta ndante bashkë me ca të tjerë. Në këtë rast, çdo diktaturë e ka dhe një kryeqehaja.
Duke e kuptuar shumë drejt situatën edhe Kryetari i Bashkisë, z. Veliaj, vendosi që talebanizmin ta ndante me ca të tjerë.
Specialistët e Shqipërisë
Të parët në rradhën për të ngrënë goditjet u nxorën specialistët e Institutit të Ndërtimit, një institut i varur nga Qeveria. Ata që në 2018-n dhanë një akt-ekspertizë që është hartuar në rrethana të dyshimta e pa oponencë teknike. Sikur të mos mjaftonte kjo, pa ardhur fare në Teatër, në 2020-n firmoset një akt-ekspertizë e re nga po një grup specialistësh nga ky Institut. Bashkia ua kërkon ekspertizën në datën 11 maj, ata e dorëzojnë në datën 13 maj, që Bashkia të marrë vendim për ta shembur në datën 14 maj. Janë 5 firma, ku 3 prej atyre që firmosin nuk kanë shkelur fare në Teatër. Këta specialistë kanë arritur në përfundim prishjeje duke u mbështetur në një akt ekspertize të paplotë teknike dhe pa respektuar proçedurat ligjore për të marrë këtë vendim.
Në rrethana të tjera, ndoshta në një shtet tjetër (e thënë ndryshe në një shtet-shtet e jo shtet Facebook-u) ata mund të ishin profesionistë që bëjnë punën e tyre me seriozitet dhe respektohen për integritetin e tyre. Por jo në Shqipëri. Në Shqipëri, ata janë të detyruar t’i vënë firmën personale një akti të dyshimtë me pasoja edhe ligjore.
5 firma për të rrafshuar një ndërtesë të çertifikuar si Trashëgimi Kulturore Europiane. Këta të 5-të, janë: Agron Hysenlliu, Afrim Cenga, Artur Hasantare, Olsi Nunaj, Elbarina Kola.
Ata nuk janë të vetmit. Shqipëria është plot me specialistë që për t’i bërë hyzmetin vendit të punës shpesh detyrohen edhe të firmosin akte që janë kundër ndërgjegjes apo profesionalizmit të tyre. Grabitja e shkatërrimi i vendit është bërë nga babëzia e atyre që qeverisin, por shkresat janë firmosur nga “specialistët”.
Shqipëria tjetër nuk mund të ndërtohet nëse ligji nuk nis të ndëshkojë së pari mashat e pushtetit, të cilët shkatërrojnë me firmën e “specialistit”.
Kukullat e Bashkisë
Teatri i Kukullave është në radhë për të t’u bërë kurban. Më pas Galeria e Arteve e më pas Muzeu.
Ata që janë në majë të pushtetit, e dinë se çfarë po bëjnë. Për të shmangur mundësitë e një burgu nesër, gjithmonë gjejnë bedelë që të vënë firmën pa u menduar dy herë poshtë akteve anti-ligjore e vendimeve të dyshimta. Edhe pse promotori i krimit, z. Rama nuk ka asnjë firmë në asnjë dokument që ta inkriminojë nesër, dhe kur ka qenë i detyruar ka vendosur zëvendësministren të firmosë për të.
Ky proces, është senidizimi i shtetit. Shkohet me idenë që nuk na gjen gjë, po në rast se do vihet ndonjëherë shtet ligjor, le ta hanë “senidat”.
Shembja e TK, si një akt ilegjitim u është lënë në derë 60 kukullave të dala nga palo-zgjedhjet vendore, në krye të të cilëve njëfarë Toni Gogu, me sa duket Kryetar i Këshillit të Kukullave.
Një nga problemet pak të diskutuar mbi zgjedhjet vendore është që krejt debati zhvendoset te Kryetari i Bashkisë, ndërkohë që Këshilli Bashkiak është një forcë e jashtëzakonshme vendim-marrëse. Qytetarët shqiptarë nisen me idenë që po votojnë një person, Kryetarin, por nuk janë të informuar që ai vjen me një listë kukullash që quhen këshilltarë bashkiakë. Këto kukulla, dhe në zgjedhje normale shumë-partiake janë anonimë që nuk përfaqësojnë askënd, imagjino sa “përfaqësues” janë kur kanë dalë nga zgjedhjet mono-partiake ku mezi votuan 15% e popullsisë, shumica punëtorë administrate të detyruar për të treguar gishtin me bojë.
60 kukullat anonime kanë vënë emrin mbi një akt të paligjshëm që shkatërroi brenda natës një Trashëgimi Kulturore Europiane, të çertifikuar nga Europa Nostra.
Ndoshta shkojnë me idenë që duke qenë turmë anonimësh nuk do merret njeri kurrë me ta. Ndoshta burgu u duket probabilitet i ulët. Kostoja e tyre për të hyrë në politikë është kjo: të jenë talebanët këmbësorë të një kauze kriminale.
Lista e artistëve
Për të shpërndarë dhe më tej talebanizmin mbi Teatrin, Bashkia nxori listën e radhës. Në të gjithë botën, artisti është në princip kundër sistemit, kundër qeverisë. Sepse arti, është përherë revoltë. Në të gjithë botën, arti ngrihet duke respektuar atë që ka qenë, traditën dhe kujtesën. Artisti, në thelb është qenie anti-rruspë.
Por, jo artistët jo të lirë të diktaturave.
Në të njëjtën kohë kur talebanët hidhnin në erë 2 statujat e Budës, Kryetari i Bashkisë i 2002-shit donte ta shembte Teatrin e ta bënte pallat. Z. Rama i asaj kohe u tha aktorëve që propozuan që ndërtesa të bëhej muze: “Ç’e doni, të varni brekët e Violeta Manushit? Brekët e kuqe të Violeta Manushit nuk janë brekët e Greta Garbos.” Ajo fjali përmblidhte tërë përbuzjen, cinizmin e përdhosjen e artistëve që mbartte brenda vetes Kryetari biznesmen i asaj kohe. U desh guximi i të madhit Luftar Paja që t’ia kthente mbrapsht: “Brekët e Violeta Manushit, janë brekë të arta”.
Ai Kryetar është akoma në pushtet, por njerëz me kurajë si Luftar Paja kanë mbetur pak.
Teatri u shemb edhe në emër të shumë artistëve. Bashkia u përpoq të bënte një listë sa më të gjatë. Ndoshta, dikush nga ata mund dhe të jetë penduar. Edhe pse, psikologët thonë që njeriu kur sheh që ka bërë një zgjedhje të gabuar do të vazhdojë ta mbrojë me ngulm zgjedhjen e vet. Por dhe nëse do duan ta harrojnë, nuk do munden. Mbreti Diell do e risjellë vazhdimisht atë listë në qarkullim, sa herë të ketë nevojë të justifikohet që ai nuk është talebani i vetëm, dhe se ky vend ka aq shumë talebanë sa ne të tjerët bëjmë mirë të mbyllim gojën.
Por, unë mund t’ju garantoj që shumë më tepër artistë, gazetarë e specialistë kanë qarë në dhimbje dje duke parë lajmet sesa mund të gjeni në listat e talebanëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38