Flash News

KRYESORE

‘Mirëpres këdo që është kundër Ramës’/ Basha tregon planin e PD, ç’do të ndodhë nga janari

‘Mirëpres këdo që është kundër

Kryedemokrati Basha ka mbledhur sot kryesinë e PD ku ka diskutuar për ligjin anti shpifje dhe dënimin e ish deputetit Salianji.

Por, gjithashtu në mbledhjen e sotme kryedemokrati ka thënë se është i hapur të pranojë në PD çdo person që kundërshton regjimin e Ramës.

Po ashtu ai ka treguar planin e PD-së dhe alternativën e re që do të demonstrohet sipas tij nga janari.

“Për dy javë del materiali i reformës  zgjedhore dhe platforma për zgjidhje politike. Është koha për hapje të madhe të gjerë me çdo person që është kundër kësaj qeverie e që dëshiron të vi të kontribuojë për PD. Është koha ta bëjmë koalicionin tonë me çdo individ që është gati të përshpejtojë zgjidhjen dhe rënien e kësaj qeverie. Dita e nesërme e në vazhdim do jetë periudha më intensive politike. Brenda janarit do të përfundojë hartimi i alternatives sonë, në mënyrë konkrete, me përllogaritje për çdo fushë, çdo sektor, për çdo grup shoqëror, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për investimet e huaja, për rininë”, tha Basha.

Të fundit