Flash News

KRYESORE

“Mirëserdhe Emi”, mamaja e Jonida Vokshit i bën pritjen e ëmbël në shtëpi vogëlushes

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër, pak ditë më parë, të një vajze të cilën e quajtën Emi. Bekimi i tyre i parë është pritur me gëzim jo vetëm nga çifti, por edhe familjarët e tyre. Kjo gjë vihet re qartë nga një postim që bukuroshja ka bërë së fundi ku tregon se si është pritur vogëlushja Emi nga gjyshja e saj, nëna e Jonidës.

“Ja si na pret gjyshja”, ka shkruar Jonida krahas një fotoje të publikuar në Instagram, në të cilën shihet dhoma e Emi-t plot tullumbace dhe zbukurime të tjera për t’i uruar mirëseardhjen. Detaji i veçantë në të gjithë këtë është një krevat fëmijësh i vendosur posaçërisht për të voglën Emi.

Kujtojmë se, pavarësisht momenteve të ëmbla që kalojnë në prani të vogëlushes, dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e saj.

Të fundit