Flash News

KRYESORE

Miriam Cani i bën presion publikisht Albanit

Miriam Cani i bën presion publikisht Albanit

Në një bisedë telefonike me emisionin e pasdites në Top Channel “Pop Culture”, Miriam Cani i ka bërë ‘presion’ publikisht partnerit të saj, këngëtarit Alban Skënderaj.

Kur u pyet se kush e bënte ligjin në shtëpi, Miriami u shpreh: “Varet se për çfarë bëhet fjalë. Për disa gjëra duhet ta bëjnë ligjin femrat. Me këtë rast, i bëj thirrje zotit Alban Skënderaj të përfundojë tekstin sepse jam duke pritur ende për këngën time të re. Po i bëj presion në mënyrë publike”.

Miriami tregoi për ‘Pop Culture’ se kënga e saj e re do të publikohet gjatë verës, por po pret që Albani të përfundojë më parë tre këngët e veta.

Të fundit