Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Miriami 10 vite më parë duke intervistuar Albanin: Kur bënim sikur nuk njiheshim
Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, ditën e sotme është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një moment të veçantë nga historia e saj e dashurisë me këngëtarin Alban Skënderaj.
Para 10 vitesh, kur Miriami vazhdonte karrierën e saj në Gjermani si moderatore e një emisioni, në një nga puntatat e saj ka ftuar edhe Albanin si një nga këngëtarët më të mirë në Shqipëri.
Në atë kohë, çifti nuk e kishin pranuar akoma lidhjen e tyre dhe në daljet publike ishin të detyruar të bënin sikur nuk njiheshin.
Nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Instagram’, Miriami ka ndarë me publikun një moment nga emisioni, të cilin e ka shoqëruar me fjalët: “Kur bënim sikur nuk njiheshim...10 vite më parë në emisionin tim “E Clips New Talent Show”.
Miriami, Albani dhe vajza e tyre Ameli, tashmë konsiderohen si familja ideale e artistëve për publikun shqiptar.