Flash News

KRYESORE

Mirror: Mafia shqiptare dominon tregun britanik, grumbullon 5 bilion paund në tregun e kokainës

Mirror: Mafia shqiptare dominon tregun britanik, grumbullon 5 bilion paund

Një nga mediat më të njohura britanike “Mirror” i ka kushtuar sërish një shkrim mafies shqiptare, sipas së cilës vijon të dominojë në tregun e drogës, kryesisht të kokainës.

“Tregu britanik i kokainës tashmë është i dominuar nga mafia e pamëshirshme shqiptare, thanë ekspertët. Banda të dhunshme nga Ballkani erdhën dhe kapën kontrollin e tregut britanik të drogës duke hyrë si "tregtarët me shumicë" dhe duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe tani është më e lira e më e pastra që prej vitit 1990.

Sot, Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të përdoruesve të rinj të kokainës në Evropë”, thuhet në shkrim, ndërsa i referohet grupit Hellbanianz, i përshkruar edhe si një grup shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

“Një kërcim i vogël është edhe grupi Hellbanianz, një bandë famëkeqe që sundon mbi pasurinë e Gascoigne në Barking, East London.

Imazhet e tyre në rrjetet tregojnë shfaqje të parave dhe makinave të shtrenjta. Banda kishte 115,000 ndjekës në Instagram, përpara se llogaria e tyre të mbyllej në nëntor.

Ata flasin për mbrojtjen e Barking me "kallash" - AK-47s - dhe shpërndajnë kërcënime ndaj rivalëve

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: "Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë influence brenda Britanisë së Madhe dhe kanë marrë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës”, përfundon shkrimi në ‘Mirror’.Politiko.al 

Të fundit