Flash News

KRYESORE

Mirush Kabashi: Filmat e dëmshëm në gjykatë. Pas '90 kinemaja shqiptare e dobët

Mirush Kabashi: Filmat e dëmshëm në gjykatë. Pas '90

Aktori Mirush Kabashi e quan të tejkaluar debatin e hapur për filmat e kohë së komunizmit. Diskutimi është i tejkaluar sipas tij sepse është bërë një i ngjashëm në televizionin shqiptar, i organizuar nga Ministria e Kulturës. Për të, censura është e paparanueshme në ccdo sistem demokratik. Ai pranon se në ata filma ka patur një devizë të socrealizmit, por nuk mund të thuash se nuk ka pasur filma me cilësi artistike të admirueshme. Po ku qëndron zgjidhja nëse pranohet se ka një problem? Kabashi na 'ccon në gjykatë', duke propozuar se, nëse ka filma apo episode në ta që prekin grupe të caktuara shoqërore apo individë, duhet ccuar një ankimim në gjykatë dhe të ndalohen atje me ligj. Një tjetër zgjidhje është konkurenca. Le të bëhen filma të mirë që të sfumojnë ata të dikurshmit, i thotë Panoramës aktori Mirush Kabashi. Ka 25 vjet që nuk xhirohen filma të mirë që pasqyrojnë socializmin, edhe pse ka përjashtime, arsyeton ai. Pas '90 pjesa më e mirë e filmave janë abuzivë, kanë si qëllim tregun e huaj dhe janë sipërfaqësorë, përfundon Kabashi.

Të fundit