Flash News

KRYESORE

‘Mis Ukrainës 2018’ i hiqet kurora për një arsye të padëgjuar më parë

Ditë më parë, modelja Veronika Didusenko, u kurorëzua me titullin “Miss Ukraina 2018” në një ceremoni madhështore të organizuar në Kiev.

Megjithatë, ajo nuk do ta gëzojë këtë çmim të rëndësishem, organizatorët e spektaklit kuptuan se ajo ishte nënë, dhe madje edhe e divorcuar, dhe si rrjedhojë modeles iu mor ky titull.

Kurora e miss-it në vendin lindor nuk e lejon që një femër modele të jetë e martuar ose të ketë fëmijë.

Sipas modeles Didusenko, këto rregulla për të cilat ajo akuzohet se i ka thyer, duhet të ndryshohen.

”Ne shekullin 21 kriteret janë aq diskriminuese”, ka thënë ajo për BBC.

”Ato u shkruan në vitin 1951, 70 vjet më parë kur dhe segregacioni racial ishte një normë”, ka shtuar më tej Didusenko, duke mbetur e zhgënjyer nga spektakli.

Veronika është krenare që është një nënë e një djali katër vjeçar, të cilin e ka pagëzuar me emrin Aleksandër.

Të fundit