Flash News

KRYESORE

“Mish për top”, Rama ftesë Bashës dhe mesazh vendeve skeptike pas rekomandimit pozitiv nga KE

“Mish për top”, Rama ftesë Bashës dhe mesazh vendeve

Kryeministri Edi Rama u ka përcjellë një mesazh të drejtëpërdrejtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë shprehur skeptike pas rekomandimit të Këshillit Evropian për çeljen e Negociave për anëtarësim.

Në një konferencë të përbashkët me shefen e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, Rama foli me tone të ashpra kundrejt reagimeve të tre shteteve skeptike si Gjermania, Franca dhe Holanda.

Sipas Ramës, ka disa vende që nuke  duan Shqipërinë në BE dhe për këtë është i përgatitur për çudira, siç e cilëson ai.

“Kemi nevojë për miq të mirë në Europë, për njerëz dhe faktorë të hapur ndaj nesh që njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë dhe rëndësinë tonë po ashtu, të vlerësojnë arritjet tona aspak të lehta, të kenë vullnetin të na mbështesin. Brenda erës së zgjerimit brenda murve të BE, njerëz dhe forca skeptike na shohin dhe nuk ngurrojën të na përdorin kur ua lyp interesi, si ‘mish për top’ politikën e tyre të mbylljes dhe për interesat e brendshme. Shqipëria mori atë që meriton në këtë fazë të zhvillimit të modernizimit të saj.

Dihet që në disa vende anëtare ka forca që as nuk e duan zgjerimin dhe nuk e dëshirojnë përparimin e  rajonit në rrugën drejt anëtarësimin. Jemi përgatitur për çudira, Shqipëria nuk është një fuqi e madhe për të mos u trajtuar nga forca të tilla si top për lojëra të brendshme politike, këto janë probleme krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi e me argumente dhe deftesa që kemi në dorë na e bën më të lehtë këtë punë. Ka në Europë nga ata që duan t’i nxjerrin bishta çdo arrtitje dhe nuk e kanë problem tu vënë shkopinjë nën rrota”, u shpreh Rama.

Në këto kushte, kryeministri kërkoi edhe bashkëpunimin e opozitës që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik dhe të pengojnë vendin në këtë proces, për hir të interesave të brendshme.

“Dua t’i lutem jo si kryeministër, por si shqiptar, qytetar dhe koleg, përfaqësuesve të opozitës që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik, e për interesa të brendshme ta pengojë vendin në këtë proces, të mos i ushqejë me gënjeshtra dhe të mos eksportojë baltën e luftës sonë politike dhe ta lënë mënjanë kur flasin në gjuhë të huaj. E ftoj Bashën dhe opozitën të bëhemi një skuadër kombëtare me fanellën kuq e zi kur flasim për Shqipërinë jashtë vendit”, u shpreh Rama.

Të fundit