Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
“Mishi i përpunuar shkakton kancer në gji”, ky është rezultati i studimit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, raporton BBC.
Studiuesit kanë konstatuar se konsumimi i rregullt i biftekëve apo salçiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Studim ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë shpesh mish të përpunuar kanë 9% më shumë shanse për të rritur rrezikun e kancerit në gji sesa ata që konsumojnë më pak. Studimi mbështet të njëjtat konkluzione që ka nxjerrë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.
Ekspertët rekomandojnë kujdes përsa i takon këtyre studimeve. Në Britaninë e Madhe 7 nga 100 gra mund të preken nga kanceri i gjirit.
Studiuesit rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 70 gr mish të kuq dhe mish të përpunuar në ditë.