Flash News

KRYESORE

Mishi nga Brazili, AKU bën të ditura përgjigjet e analizave

Mishi nga Brazili, AKU bën të ditura përgjigjet e analizave

Disa ditë pas bllokimit të importit të mishit nga Brazili dhe marrjes së monstrave për analiza, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nxjerr rezulatin e tyre. Siaps AKU, mishi i bllokuar është brenda normave të lejuara për tregun.

Sipas njoftimit të AKU, pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, janë marrë mostrat për të bërë analizat e këtij produkti. Mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV.

Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV.

Sipas këtij institucioni nuk është bllokuar i gjithë importi i mishit të derrit dhe të pulës, por vetëm disa sasi për të anlizaur cilësinë e tyre.

Të fundit