Flash News

KRYESORE

Misioni i Erion Veliajt: Është koha që ta ndërtoj Evropën në shtëpi

Erion Veliaj ishte një aktivist 23 vjeçar i shoqërisë civile mjaft premtues, kur në 2003, Bashkimi Evropian bëri një zotim historik në Selanik për ta bërë Ballkanin Perëndimor pjesë të unionit.

Gjashtëmbëdhjetë vite më pas, Veliaj është kryebashkiaku i Tiranës, por ai ende pret për BE-në që të përmbushë premtimin e bërë. E frikësuar nga rritja e populistëve të ekstremit të djathtë, Evropa ka ngrirë zgjerimin me shtete të tjera, pas futjes së Kroacisë në BE në vitin 2013.

Liderët e shteteve anëtare në mënyrë të përsëritur e kanë kundërshtuar një rekomandim të Komisionit Evropian, që blloku të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe vendin fqinj Maqedoninë e Veriut.

Për vite me radhë, BE-ja ndihmoi në realizimin e reformave dhe në pajtimin e shteteve, armike dikur në Ballkan, por tani influenca e saj po bie.

“Fjalët e BE-së e kanë humbur paksa peshën e tyre” tha 39 vjeçari Veliaj, në një intervistë për “BalkanInsight” në korrik pak orë përpara se të betohej për mandatin e dytë si kryebashkiak në kryeqytetin shqiptar.

“Ti thuash Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor se ne do t’ju marrim në konsideratë vitin tjetër, ende keni edhe ca punë për të bërë dhe kur ta përfundoni, të shikoni se nuk do të vlerësoheni, është zhgënjyese. Është njësoj sikur ti zgjedh që të shpërblesh studentët më të mirë në klasë, por jo atë që gjithnjë vjen në kohë dhe bën detyrat e tij” .

Tirana si një copëz Evrope

Ndërsa oreksi i BE-së për zgjerim ka rënë, popullariteti i Veliajt vetëm është rritur.

Nga një figurë drejtuese te MJAFT në fillim të viteve 2000, në analist i politikave në institutin e politikave me qendër në Berlin “Nisma për Stabilitetin Evropian”, Veliaj i hyri politikës në vitin 2011 me kryeministrin aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj u vu në krye të Tiranës në korrik të 2015-ës dhe këtë qershor ai fitoi mandatin e dytë, në zgjedhjet  ku u shmang dhuna, por u njollosën nga mospjesëmarrja e opozitës.

Veliaj thotë se puna e tij e ka ndryshuar perceptimin për Evropën si një destinacion.

“Sa më shumë e bëj këtë detyrë, aq më shumë e kuptoj se përkatësia ndaj Evropës duhet të nisë nga brenda, të jemi vetë Evropa, jo ndryshe”

Ka të bëjë me ndërtimin e një kulture evropiane këtu. Qëllimi im është që ta bëj qytetin një copëz Evrope, ku njerëzit të mund të lulëzojnë, ku njerëzit të kenë qejf të transferohen këtu. fakti që Tirana është një vend ëndrrash për shumë të rinj më bind mua se ne duhet që ta mendojmë Evropën brenda nesh.

Nga çatia e bashkisë, kryebashkiaku tregoi pamjen e qytetit.

“Fakti që ne mund të rrimë në një çati e të shikojmë Kishën Ortodokse, minaret e një xhamie, Katedralen Katolike aty dhe kulla moderne që po ngrihen, për mua kjo është Evropë. Njerëz të besimeve e të rrugëtimeve të ndryshme mund të jetojnë në paqe dhe harmoni perfekte dhe në Shqipëri, besimi fetar dhe Evropa kurrë nuk i çojnë njerëzit drejt konfliktit.”

E bërë kurban

Me një popullsi prej 2.8 milionë njerëzish, shumica e tyre myslimanë, Shqipëria prej një kohe të gjatë ka qenë pro evropiane dhe pro amerikane. Vendi u bë pjesë e NATO-s në 2009-ën.

Për një kohë të gjatë ën shekullin e 20-të, u drejtua nga diktatori Enver Hoxha, i cili e mbajti vendin e izoluar.

Veliaj thotë se Evropa rrezikoi që të harronte arsyen se ëprse u krijua dhe po dëmton imazhin ën Shqipëri dhe kudo ën Ballkan.

“Ne shpesh harrojmë që kemi dekada në paqe. asnjë nuk lufton me tjetrin tanimë. Asnjë nuk mendon se si të ndërtojë një ushtri dhe të pushtojë Shqipërinë dhe askush këtu nuk mendon si të ndërtojë bunkerë që të mbrojë veten nga pushtimi italian.

Brezi që luftoi në Luftën e Dytë Botërore thuajse ka ikur. Ka vetëm pak veteranë të mbetur. Historia që ata mësuan, Evropa në mizerje që u transformua në një Evropë në prosperitet, nuk po rrëfehet më.”

Shtyrja e zgjerimit më shumë ka të bëjë me gjetjen e një kurbani në Evropë se sa me rezultatet e vendeve kandidate.

“Ne rritjen e populizmit në Evropë e ndiej se ka shumë qeveri evropiane që po kërkojnë një armik. Ndonjëherë janë refugjatët, myslimanët, të tjerët.. Mendoj se përpjekja për të fajësuar vendet e vogla për problemet në vend që shtetet e mëdha evropiane kanë dhe përdorimi i këtij urbanizimi për të trembur turmat dhe për ta kthyer popullin kundër zgjerimit dëmton konceptet e vërteta që themeluan Evropën. “

Vështirë që Shqipëria ta ndryshojë fytyrën e kontinentit nëse i jepet e drejta që të hyjë në BE.

“Disa njerëz nuk arrijnë që ta kuptojnë që edhe nëse e gjithë Shqipëria të shkonte refugjate në Evropë, prapë do të ishte më pak se 10% i rumunëve që aktualisht janë aty”, tha ai me një buzëqeshje.

Diferencat në opinion po ndryshojnë

Fakti që është i ri dhe lidhja me të qenit aktivist nuk e kanë kthyer Veliajn në imun ndaj protestave publike që ia kanë bllokuar frymëmarrjen Shqipërisë së drejtuar nga Rama. Edhe vetë objektiv, kryebashkiaku thotë se më shumë është inkurajuar se sa shqetësuar.

“Protesta është gjëja më e shëndetshme për demokracinë, vaksinon institucionet demokratike. Bën të mundur që publiku të shpalosë çfarë nuk është dakord. Protestat studentore ishin një shembull fantastik se si t’i japin zë shqetësimeve dhe ankimeve.

E thamë hapur, që ne ishim gabime ata kishin të drejtë. pranuam një pakt dhe një kalendar me studentët.

tani po mbajmë premtimet. bashkë me kryeministrin menduam se ata po ngrinin shqetësime të drejta”

Veliaj këmbëngul se Shqipëria po ndryshon e po ashtu edhe diferencat e opinioneve.

“Në politikë, madje edhe brenda partive, çarja e parë është midis dinozaurëve të vjetër nga komunizmi, që kujtojë rrugët demode të të udhëhequrit të jetës publike dhe një brez i ri që ndonjëherë është më modern se sa elita dhe kërkon që ndryshimi të ndodhë më shpejt.” /Përktheu: Politiko

Të fundit