Flash News

KRYESORE

Mithat Havari: Përballja ime sot, me deputetin e majtë bixhozxhi

Mithat Havari: Përballja ime sot, me deputetin e majtë bixhozxhi

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka reaguar në facebook, në lidhje me një ngjarje personale që i ka nodhur atij sot. Para disa ditësh Havari ishte i ftuar në “Raport tv” dhe deklaroi hapur lidhjet e politikës me botën e krimit dhe kumarit. Sipas Havarit, sot është përballur me një politikan të lartë, i cili, me veprimin e tij, ka “vërtetuar” fjalët e Havarit në media, Ja postimi i tij: “Ditë më parë i ftuar nga “Report tv”, deklarova që deputetë të majtë e të djathtë që luajnë bixhoz në kazinotë e Tiranës dhe jashtë vendit, nuk luajnë me lekët e rrogës mujore, se ato nuk iu mjaftojnë për gravata e kostume firmato, por me lekët e vjedhura nga xhepi i shtetit, ose dhuruar nga bota e krimit, kjo vazhdova me tej është taksative, absolute.

Sot u perballa tek semafori përbri Kuvendit të Shqiperisë, me nje deputet te majtë llafolog, bixhozxhi klasi kazinosh, i cili, sa me pa ndryshoi rrugën me nje kthesë aq të shpejtë, gati sa nuk rrëzoi personin qe e shoqëronte.

Une nuk kam ndonje marrëdhenie me të, por sjellja e tij më bëri përshtypje. Sa eca pak metra, e kuptova fshatarin tipik të pa transformuar, i ka përveluar keq akuza ime në tv dhe, pavarësisht që nuk përmenda emra.

Une jam i sigurt që miqte e mi, këtu në fb, do e gjejnë menjehere tipin e pështirë, por ama nuk ju kam thënë unë emrin e tij.”

Të fundit