Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pier Luigi Del Viscovo/ Il Giornale
Ekuacioni “të varfër = të mirë”, një nga paragjykimet më të ngulitura dhe përhapura, ka origjinën dhe ruhet, nga një anë, nga feja, e cila duhet të agregonte mbi të gjitha shtresat më të përulura, më të dëshpëruara dhe, për të shuar ato vuajtje, i kanalizonte drejt një shpagimi që do të vinte në botën tjetër (jo nëpërmjet protestave).
Nga kjo pikë dhe deri te qetësimi i fukarenjve për shpirtin e tyre të mirë, i cili meritonte diçka më të mirë (megjithëse jo menjëherë, jo këtu) dhe, prandaj, të aftë për të duruar, për të jetuar në të mirën, duke mbartur një kredi, hapi është i shkurtër.
Nga ana tjetër, ekziston ndjesia e fajit. Përveç disa të këqijve, kush arrin të gëzojë një pozicion mbrothnie nuk është i lumtur kur sheh të tjerët që jetojnë midis vështirësive. Nëse e bëjnë për një sense drejtësie dhe dashamirësie, ose për egoizmin për të mos dashur që vujatjet të mos jenë pjesë e festës së tij, nuk mund të pohohet me siguri. Por, rezultati është i njëjti: dhembshuria ngrihet mbi supozimin që fukarai është i mirë.
Megjithatë, si gjithë paragjykimet, edhe kjo përrallë mbi të varfërit dhe të dëshpëruarit që janë përherë të gjithë të mirë, na ka lodhur. Ka të varfër të mirë, ndoshta shumica, janë të tillë jo për shkak të varfërisë, por përkundër varfërisë në të cilën dergjen, falë një statusi moral që nuk rrjedh nga nevoja, përkundrazi, nga aftësia për ta kontrolluar. Nevoja shtyn në mëkat, dhe ndonjëherë pothuajse e justifikon atë.
Varfëria, ndjenja e të qenit i përjashtuar nga një shoqëri e cila nuk të lejon të gëzosh kënaqësitë që ajo reklamon, është më tepër një shkak për një agresion dhe një revoltë të mundshme. Shumë i përmbahen një dinjiteti, një kodi moral që i ndalon ata të kthejnë disa ndjenja në akte brutale. Por, jo të gjithë.
Si rrjedhojë, të qenurit i kamur nuk do të thotë të jesh i keq. Mirëqenia nuk duhet të shlyet. Mjaft me idenë se nëse ke bërë para, ndonjë prapësi duhet ta kesh bërë patjetër, përndryshe nuk mund të shpjegohet: unë nuk u pasurova dot, si ka mundësi që ai t’ia ketë arritur? Në fund të funidt, a jemi apo jo të gjithë të barabartë?
Ah, jo... në të vërtetë jo; më vjen keq, por qenka vërtet kështu.
Të sqarohemi, nuk e kemi me ata që janë në vështirësi. Thjesht, nuk duket e nevojshme që dikush të ngrihet në një shtat moral që ndoshta nuk ka.
Të kujdesesh për ata që vuajnë, madje duke argumentuar arsyet, kur ato janë të vlefshme, është një pozicion korrekt nga pikëpamja e drejtësisë njerëzore dhe sociale. Gjithashtu, kur ata janë disa ose shumë, është e udhës nga kahu social dhe ekonomik: asnjë perandori nuk është e lumtur kur gjeneron një “Spartak” bashkë me një ushtri.
Ne kemi prodhuar disa breza pak ose aspak të aftë për të mbajtur veten (të varfër në perspektivë dhe në kompetenca) dhe importojmë çdo vit të varfër të tjerë (që duan ushqim dhe strehim). Gjetja e zgjidhjeve është imperativ kategorik, ndoshta jo “një pagë për nënshtetasit”, si bartës (jo nxitës) të varfërisë.
Por, kjo nuk duket e mjaftueshme për një kulturë të caktuar. E ‘majta havjar’ që dominon, duke filluar nga përfaqësuesi i tretë më i lartë i shtetit, i do në vend të parë: të varfërit, të pafavorizuarit, të dëshpëruarit. Duhet të na japin leksione etike dhe morale. Kështu që ne të ndihemi me të drejtë fajtorë ose, nëse të pafajshëm, të paktën në gabim.
Midis tyre dhe nesh, jemi ne ata që e kanë gjithmonë gabim dhe kanë diçka për të mësuar.
Fjala magjike për të qartësuar çdo gjë është: kultura. Myslimanët kanë kulturën e tyre: por çfarë kulture është të trajtosh gratë si qenie inferiore? Ciganët kanë kulturën e tyre, në fakt duhen quajtur rom: por çfarë kulture është të vjedhësh, të jesh xhepist, të zhbirosh kazanet e plehrave, të rritësh fëmijët në gjendje të mjerueshme, në vend që të shkojnë në punë? Duhet të krahasohemi? Seriozisht?
Si çdo paragjykim i të “mjatës haviar”, edhe kjo fabul ka himnin e vet. Një mbi të gjitha, kënga e famshme nga De Andre “Peshkatari”, në të cilën një plak i përgjumur ndihmon një vrasës të deklaruar (“jam i etur, jam një vrasës”) dhe pastaj devijon hetimet e forcave të rendit, duke i dhënë këtij gjesti një jehonë evangjelike me historinë e “bukës dhe verës”.
Heroi i këngës është peshkatari plak, i cili “nuk hedh as edhe një sy përreth” para se të japë mbështetjen për fatkeqin, i cili është vrasësi, jo viktima, as i vdekuri.
Le të bëjmë një test: sa njerëz të ndritur të krahut të majtë janë gati të deklarojnë se i moshuari ka gabuar, që këngëtari i madh këtë herë stonoi? Pastaj i japim një emër vrasësit: le ta quajmë Igor.
*Përktheu për Politiko.al: Gentian Gaba
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38