Flash News

KRYESORE

Mitsotakis: Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, e ardhmja në BE

Mitsotakis: Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, e

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur sërish në lidhje me perspektivën evropiane të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë. Ai e bëri të qartë se vend ii tij mbështet hyrjen e dy shteteve ballkanike në BE, pasi në këtë mënyrë, rajoni do të jetë më i qëndrueshëm.  Për më tepër që kjo sipas tij do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

Në darkën e shtruar nga Shoqëria Kulturore në Selanik, ai u shpreh se ende beson se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje negative për Greqinë, porse nuk do që t'i hapë të tjera probleme vendit të tij.

”Unë ende besoj se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje negative për vendin tonë. Unë votova kundër, por sinqerisht i paralajmërova grekët se çfarë nënkuptonte nënshkrimi i saj. Pa rrezikuar destabilizimin më të vogël, ne do të monitorojmë nga afër detyrimet e fqinjëve tanë, respektimin e fqinjëve tanë me detyrimet e tyre.”, tha Mitsotakis.

Ai më pas u ndal te Shqipëria.

“Me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësie. Por për përparimin e përbashkët, rruga evropiane do të hapet një ditë. Shqipëria duhet të respektojë pakicën greke, si edhe të zgjidhim çështjen e zonave ekonomike ekskluzive të përbashkëta”.

Të fundit