Flash News

KRYESORE

Mjafton një gabim dhe kuqezinjtë humbasin në ‘Loro Boriçi’, Panucci e mbyll me 4 pikë

Mjaftoi një gabim në mbrojtje në minutën e 73-të dhe Italia arriti të kalojë në avantazh përballë një Shqipërie që ua bëri të vështirë lojën në ‘Loro Boriçi’.

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me humbje eliminatoret e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’. Kuqezinjtë nuk e përballuan deri në fund presionin e italianëve, duke treguar lodhje të madhe në fushën e lojës.

Kjo ishte ndeshja e katërt për trajnerin Christian Panucci në stolin e Shqipërisë, i cili mori katër pikë me ekpin, nga 13 gjithsej, duke u renditur në vendin e tretë.

Që pas largimit të Gianni De Biasit, Shqipëria fitoi me Lihtenshejnin, barazoi me Maqedoninë dhe humbi me Spanjën dhe Italinë.

 

Të fundit