Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Mjegulla” arreston në flagrancë pesë persona, sekuestrohen 90 kg kanabis
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, më datë 01.12.2017, rreth orës 12.45, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”.
Si rezulat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Xh., 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.
- E., 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.
- Sh., 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.
- K., 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.
- Ç., 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë, .
Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën "Kastriotët" në këto rrethana:
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit K. Xh., H. E. dhe A. Sh., në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.
Personat e lartpërmendur lëviznin me tre automjete në perdorim nga keta shtetas.
Ne Rrugën "Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, A. K. dhe P. Ç. të cilët qarkullonin me një automjet "Mercedez Benz" për të cilët kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë.
Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të pershkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:
4 automjete
8 telefona celularë
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve K. Xh., H. E., A. Sh., A. K. dhe P. Ç.