Flash News

KRYESORE

Mjekësia ruse e mohoi, konfirmon spitali gjerman: Aleksei Navalny është helmuar

Mjekësia ruse e mohoi, konfirmon spitali gjerman: Aleksei Navalny

Ashtu siç dyshohej edhe më parë, lideri opozitar rus Aleksei Navalny, është helmuar dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e ka konfirmuar për Reuters spitali gjerman Charite, ku nëpërmjet një deklarate informoi se “provat klinike sugjerojnë një problem në organizëm, përmes një substance, që i përket grupit të frenuesve të kolinterazës.”

Referuar deklaratës së spitalit, gjendja e Navalnyt ishte serioze, por jo kritike për jetën.

Përkrahësit e liderit opozitar rus dyshojnë se helmi ishte vendosur në një filxhan çaji që ai piu në aeroportin në Tomsk.

Fillimisht Navalny u trajtua nga mjekët në Rusi, teksa ata konfirmonin se ai nuk kishte shenja helmimi, gjë që është kundërshtuar nga mjekët gjermanë.

Madje, mjekët rusë kishin insistuar më parë se ishte çrregullim metabolik i shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.

Kujtojmë se Aleksei Navalny është një kritik i ashpër dhe kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin.

Të fundit