Flash News

KRYESORE

Mjekët e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ reagojnë për vetëvrasjen e 65-vjeçarit me covid-19: Sëmundja është e rrezikshme dhe e pabesë

Mjekët e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ reagojnë për

Vjen sërish një tjetër reagim nga stafi mjekësor i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ për vetëvrasjen e 65-vjeçarit H.M me covid-19 pasditen e djeshme.

Eugerta Dilka, përfaqësuese të stafit mjekësor të spitalit tha se ai ishte i shtruar me pneumoni të shkaktuar si pasojë e Sars Covid 2 dhe po trajtohej prej vetëm prej 24 orësh me terapinë e mjekimit për simptomat e covid-19, si dhe shqetësimet psikologjike.

“Jemi këtu dhe po bëjmë këtë punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë nga kjo sëmundje e rrezikshme dhe e pabesë që ka tronditur të gjithë botën. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së 65-vjeçarit H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme.

Ai ishte i shtruar me pneumoni të shkaktuar si pasojë e Sars Covid 2 dhe po trajtohej prej vetëm prej 24 orësh në spitalin tonë me terapinë e mjekimit për simptomat e covid-19, si dhe shqetësimet psikologjike, duke u asistuar nga stafi mjekësor.

Stafi i spitalit siguron qytetarët se do vijojë me vetëmohim e sakrificë të shërbejë për të pacientë, duke bërë maksimunin për shërimin e tyre”, tha mjekja, e cila kur u pyet nga gazetarët se pse nuk janë marrë masat, pasi ky ishte rasti i dytë i ndodhur brenda pak javësh, ajo nuk u përgjigj duke thënë: Pyetjet jo në këto momente, nuk është momenti për të kthyer përgjigje”.

Të fundit