Flash News

KRYESORE

Mjekët flasin për gjendjen e Aneta Ramës: Mbahet nën kontroll të vazhdueshëm

Mjekët flasin për gjendjen e Aneta Ramës: Mbahet nën

Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë. Mjekët pohojnë për “Gazeta Shqiptare” se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks (detajet janë të rezervuara në përputhje me kodin mjekësor) e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll. E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, Kristaq Rama.

Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta.

Mjekët e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” janë shumë të rezervuar me informacionin në lidhje me shkallën e sëmundjes së Aneta Ramës, e cila më 1 shtator 2018, pra këtë vit mbush 80 vjeçe.

Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të tërhequr titullin akorduar të së ëmës “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Të fundit