Flash News

KRYESORE

Mjekët heqin tumorin më të madh të trurit në botë, pacienti jashtë rrezikut për jetën

Mjekët heqin tumorin më të madh të trurit në botë,

Mjekët në Indi ka arritur që të heqin një tumor truri prej 1.8 kg nga koka e një 31-vjeçari.

Operacioni zgjati 7 orë dhe u zhvillua më 14 shkurt në spitalin Nair në qytetin perëndimor të Mumbai.

Tumori i hequr është konsideruar si  më i madh në botë.

Sipas BBC , procedura nuk u bë publike pasi mjekët nuk ishin të sigurt deri tani nëse do të ishte i suksesshëm operacioni.

"Tani është duke u shëruar, por është jashtë rrezikut për jetën," ka thënë Dr.Trimurti Nadkarni, shefi i neurokirurgjisë, për BBC.

Santlal Pal, tregtari nga Uttar Pradesh, jetoi me tumorin për tre vite përpara se operacioni i tij të kryhej.

Mjekët thanë se zoti Pal kishte humbur shikimin e tij për shkak të tumorit, por shpresojnë se do ta rifitojë ndërsa vazhdon të rimëkëmbet nga operacioni.

Të fundit